Ajo që Presheva, qytetarët e saj, bënë gjatë krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme është diçka me të cilën duhet të ndihemi krenarë të gjithë.
Këtë krenari nuk ka më mirë si ta shprehim se sa përmes fotove nga kjo periudhë kohore.
Nën përkujdesjen e Komunës së Preshevës, me ndihmën e akterëve kyç të asaj periudhe, u mbajt një ekspozitë në Beograd ku morën pjesë mysafir nga ambasada e Republikës së Shqipërisë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNHCR dhe të tjerë.
Përmes kësaj ekspozite paraqitëm kapacitetet tona që edhe pse një komunë e varfër prap kemi bujarinë dhe mikpritjen e trashëguar që rrall kush e ka.
Është hera e parë që komuna e Preshevës ka prezantuar me një aktivitet kulturor në Beograd.
Ka shkruar kryetari Shqiprim Arifi në profilin e tij në facebook.