Vajza e Aurelës feston 1-vjetorin...këngëtarja zbulon një detaj nga lindja e saj!

Ditën e sotme vajza e vogël e këngëtares Aurela Gaçe feston 1 vjetorin e lindjes...

Ditën e sotme vajza e vogël e këngëtares Aurela Gaçe feston 1 vjetorin e lindjes.

Pak ditë më parë Aurela ka shkruar një status të gjatë dhe prekës ku ka treguar sesi Abigail ka ardhur në jetë, ndërsa sot ka publikuar një tjetër detaj mjaft të këndshëm, siç është libri i vitit të parë të jetës ku është shënuar momenti që ajo ka ardhur në jetë.

“Sot nje vit me pare erdhi ne jete Abigail jone , lumturia jone....dhe ne librin e vitit te saj te pare , ka te shenuar ngjarjen e ditës,”-shkruan Gaçe. Ngjarja e ditës ka përkuar me natën finale të edicionit të vjetshëm të festivalit “Kënga Magjike”. Aurela ka dhe një vajzë 6-vjeçare, Gracen.