Raporti për Vendin 2024 veçon përpjekjet e pandalshme të presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).
Kështu thotë një postim i Presidencës në llogarinë zyrtare në Facebook.
Sipas postimit, ty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës.
“Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thotë më tej Presidenca.