‘'Afër 2.000 persona të prekur nga diabeti në komunat Preshevë-Bujanoc’’ (Video)

Sëmundja e Diabetit paraqet një problem të rëndësishëm shëndetësor dhe social andaj nevojitet intervenim i menjëhershëm në këtë fushë...

Diabeti apo ndryshe siç njihet në popullatë si Sëmundja e Sheqerit, është një sindrom e cila karakterizohet nga një çrregullim i metabolizmit të njeriut i cili në pah karakterizohet nga prezenca e lartë e sheqerit në gjak si pasojë e mugesës së një hormoni i cili quhet Insulin i cili hormon mund të mos sekretohet apo të mos veprojë.

Kjo sëmundje e përhapur me të madhe në botë tashmë duke marrur përmasat e një epidemie si dhe duke u paraqitur si një problem social me të cilën përballen të gjitha vendet e zhvilluara të botës me këtë problem tashmë po përballen edhe shtetet në zhvillim si Serbia e këtu bëhet fjalë edhe për komunën e Preshevës.

Dr.Lejlan Sadiku i ftuar në emisionin “Në Fokus” na tregoi për përmasat e mëdha të shtrirjes së kësaj sëmundje dhe impaktin  e saj në vendin tonë  dhe rrezikun që po i kanoset popullatës. 

Përshkak së kjo sëmundje ka prirje që gjithmonë e më shumë të paraqitet e posaçërisht tek personat e predispozuar atëher është i nevojshëm një edukim i popullatës por edhe ndërmarrja e politikave shëndetësore për shkak të kostos së madhe financiare por edhe shëndetësore që paraqet kjo sëmundje.