Në zyrën e noterisë në Preshevë kryhen shërbime të ndryshme juridike dhe administrative (Video)

Siç e dimë pra punë këto që para se të hapej zyra e noterit janë kryer në objektin e komunës...

Në komunë të Preshevës tashmë disa muaj është hapur edhe zyra e noterisë, ku këtu qytetarët e komunës tonë mund të kryejnë shërbime të ndryshme.

Siç e dimë pra punë këto që para se të hapej zyra e noterisë janë kryer në objektin e komunës, mirëpo ishte e patjetërsueshme ardhja e noterit ku sot edhe në qytet, qytetarët mund ti drejtohen kësaj zyre për nevoja të tyre.

Ekipi i televizionit Aldi e zhvilloi një intervistë për së afërmi me drejtorin e kësaj zyre z.Bejzad Iljazi ku me këtë rast z.Iljazi na tregoi për shërbimet që i kryejnë si: punët që kryhen në këtë shërbim, cili është orari kur qytetarët mund ti kryejnë këto shërbime, cilat janë pagesat dhe shumë të tjera.

Në pytjen tonë se cilët janë personat që janë të liruar nga pagesat z.Iljazi na tregoi se të gjithë ata që janë me ndihma sociale janë të liruar nga pagesat po ashtu edhe dokumentacionet që përgatiten për gratë lehona si dhe invalidët.

Qytetarët e komunës tonë mund të drejtohen tek zyra e noterisë çdo ditë pune prej ora 09:00 deri ora 17:00 mirëpo në raste të veçanta dhe me kërkesë të qytetarëve noteri i ofron shërbimin edhe ditëve të pushimit mirëpo me një kosto më të lartë.