Një i burgosur që do të shpërthejë si një bombë ajrore – kjo është metoda e re e ISIS-it (Foto)

Kriminelët e ISIS-it kanë zbuluar metodën e tyre të fundit të ekzekutimit – duke e kthyer një të burgosur në një bombë ajrore.

Sipas mediave të huaja fanatikët përdorën litarët dhe dërrasat e drurit për të siguruar robin e tmerruar në zonën Yarmouk të kontrolluar nga ISIS në Siri, pranë kryeqytetit Damask.

Siç thuhet më tej, ata përdorën gjithashtu një pykë për të mbajtur kokën e tij lart, e mbushën përkrenaren e tij me eksplozivë dhe e pajisën atë me një siguresë përmes së cilës do të shpërthente bomba.

Pamjet thuhet se janë publikuar nga luftëtarët e ISIS-it dhe janë publikuar fillimisht në kanalet e internetit, mbështetëse të ISIS-it.

Në një fotografi, siç edhe mund të shihet, thuhet se burri shihet derisa po përgatitet për vdekjen e tij të zymtë.

Krimi i të burgosurit/viktimës nuk dihet, por mund të ketë qenë në hakmarrje për sulmet ajrore shkatërruese nga forcat e armatosura siriane dhe ruse në vendet e ISIS-it.

Qarku Yarmouk është një nga bastionet e fundit të ISIS dhe tani është objekt i një ofensive qeveritare për të detyruar grupin terrorist që të dorëzohet.