Sulmohet fizikisht një 12-vjeçarë në Shkup

Katër persona të mitur të panjohur mbrëmë rreth orës 19:00 fizikisht kanë sulmuar një djalosh 12-vjeçar në rrugën “Makedonski vojski” në Shkup.

Siç informon MPB, mbrëmë rastin në 21.40 në stacionin policor Gjorçe Petrove ka denoncuar A.T (42), nëna e djaloshit të sulmuar.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për ndriçim e plotë të rastit.