Rrëzohet një aeroplan në SHBA, 9 të vdekur

Një avion transportues amerikan i Gardës Nacionale mbrëmë është rrëzuar në rajonin e shtetit federal amerikan Georgia...

Një avion transportues amerikan i Gardës Nacionale mbrëmë është rrëzuar në rajonin e shtetit federal amerikan Georgia, ku humbën jetën të gjithë nëntë personat që ishin brenda në bord.

“Të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën, por identitetin e tyre do ta publikojmë pasi të lajmërojmë familjet e tyre mbi fatkeqësinë”, njoftoi zyrtari i forcave ajrore amerikane Sabelo Rivera.

Avioni u rrëzua në autostradën jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar Savannah/Hilton Head.

Policia lokale njoftoi se avioni gjatë rrëzimit nuk ka goditur në automjetet në autostradë, raporton Anadolu Agency.

Bëhet fjalë për avionin e llojit C-130, ndërsa është rrëzuar gjatë stërvitjes së rregullt të fluturimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter shprehu ngushëllime familjeve të të pësuarve.