''Teatri i qytetit'' të Preshevës do të jetë pjesëmarrës në edicionin e 7-të të festivalit ‘’Komendia Fest’’në Gjakovë, këtë herë aktorët e ''Teatrit të qytetit'' të Preshevës do të prezentojnë me komedinë ‘’Maratonistët’’.
Ekipi i televiizonit tonë ishte aty për të parë edhe parapërgatitjet e aktorëve për në festival ku do të promovojnë më 21 shtator ditë e premte.
''Komedia Fest'' ka filluar me 16 shtator ku ''Teatri i qytetit'' të Preshevës është ftuar më 21 shtator për të promovuar komedinë ‘’Maratonistët’’ me aktorët: Artan Ibishi, Gjelbrim Emini dhe Valon Nuhiu nën regjinë e Kastriot Saqipit dhe asistencë të Afeida Boriçi.
Kjo është hera e dytë që marrim pjesë në këtë festival pasi edhe vitin e kalur kemi qenë pjesëmarrës, ky festival nuk do nuk do të jetë garues kështu u shpreh drejtori i Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' z.Valon Nuhiu, njëkohësisht dhe aktorë në shfaqjen ''Maratonistët'' .
Gjatë kohës kur dhe po mbaheshin provat aktori Artan Ibishi na foli për pjesëmarrjen në ‘’Komedia Fest’’ në Gjakovë si dhe për përshtypjet e tij nëpër festivale mbarëshqiptare ku me punën e palodhshme që po e bëjmë po e dëshmojmë me çmimet e rrëmbyer nëpër festivale kështu u shpreh aktori Artan Ibishi.
Pas '' Komedia Fest" Teatri i Preshevës do të jetë pjesëmarrës në festivalin e Dibrës me shfaqjen ‘’Skicuesi’’./www.rtvaldi.com