KOMUNIKATË nga Kryetar i OVL UÇPMB-së Nazmi Hajredini

KOMUNIKATË nga Kryetar i OVL UÇPMB-së Nazmi Hajredini

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes Prishtinës dhe Beogradit janë në qendër të vëmendjes së opinionit vendorë dhe ndërkombëtarë. Shqiptarët e Kosovës Lindore janë në pritje të korigjimit të padrejtësive historike. Bashkimi i këtyre trojeve etnike, autoktone, shqiptare me bashkëjombësit e vetë shqiptarë në Kosovë.

 Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në kontinuitet ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare që statusi politik i shqiptarëve të këtyre trojeve të vendoset në tryezën e bisedimeve.  Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaqi, OVL e UÇPMB - së është takuar me të gjitha subjektet politike dhe shoqërinë civile vendore.

 Takimet me liderët e PDSH, PVD, LRPDSH, APN, me liderët politik në Bujanoc, kryetarin Shaip Kamberi etj. Këto takime kanë dëshmuar një konsenzus politik të përbashkët. Është konfirmuar mbështetja e parezervë idesë së presidentit të Republikës së Kosovës për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.  OVL e UÇPMB - së me kujdes ka përcjellë edhe zhvillimet rreth vendimit për daljen në zgjedhje për Këshillin Nacional. Ne edhe më herët kemi shprehur rezevat tona për rëndësinë e këtij institicioni për shqiptarët e këtyre trojeve. Deri tani Këshilli Nacional më shumë i ka kontribuar Serbisë për përmirësim imazhi si një shtet që ka standarde për të drejtat e pakicave nacionale, se sa ndonjë kontribut për zgjidhjen e statusit politik dhe të drejtave politike e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore. 

Në situatën kur po bisedohet për bshkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovë dalja në zgjedhje për Këshill Nacional është e papranueshme. Për OVL  e UÇPMB - së ky vendim rëndë e dëmtonë procesin e sapo filluar për korigjimin e kufirit dhe bashkangjitjen e Luginës me Kosovë. Janë të dënueshme nga ana jonë deklarimet politike për kontrabandimin e flamurit dhe simboleve kombëtare me përfitime ditore politike. Këto qëllime janë demaskuar ende pa dalur në opinion. 

Flamuri kombëtarë është shenjtëri e  paprekshme. Populli, historia, kultura kombëtare, gjaku i dëshmorëve, sakrifica e gjeneratave nëpër histori, do ta gjykojnë rëndë çdo tentim për manipulim me simbolin kombëtarë - flamurin kombëtarë shqiptarë. Është simbol që i lidhë, i identifikon shqiptarët kudo që jetojnë edhe shqiptarët në Gjermani. Ne jemi të përkushtuar që idealin shekullorë të shqiptarëve për bashkim kombëtarë ta mbështesim në çdo aspekt dhe me të gjitha mjetet duke mos i kursyer as jetët tona. Historia kombëtare shqiptare me gjenerata e ka dëshmuar këtë dhe prap do ta dëshmojë.

 Preshevë,  20. 09. 2018                                                                                                                                                                           Kryetar i OVL UÇPMB - së Nazmi Hajredini.