Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Diplomacia shqiptare, adresë e progresit të Luginës dhe e stabilitetit rajonal.
Ishte kënaqësi të isha sot e ftuara e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, SH.T. Qemal Minxhozi.
E falenderova z.Minxhozi për vlerësimin e Tij për punën tonë dhe për përkushtimin e Tij për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
E njoftova për problemet me të cilat përballemi, si dhe për qeverisjen tonë si pushtet lokal në Preshevë.
Inkurajues fakti se Shqipëria dhe Kosova janë të bashkërenduara lidhur me Luginën e Preshevës, në shërbim të zhvillimit, paqes dhe stabilitetit rajonal.