Këshilli i qytetit të rrethuar të Mariupolit ka thënë se do t’u nevojiten të paktën 10 miliardë dollarë për të rivendosur infrastrukturën e shkatërruar nga pushtimi rus.
Sipas kryebashkiakut Vadym Boychenko, autoritetet po punojnë për të siguruar që Rusia të paguajë për rindërtimin e qytetit dhe të dëmshpërblejë të gjithë banorët “për vuajtjet e tyre”.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar shpesh për gjendjen e rëndë të banorëve që kanë mbetur në qytetin e rrethuar, derisa në vazhdimësi kërkojnë hapje të korridoreve humanitare. Sot u raportua se furnizimet me ndihma nuk u lejuan të futen nga autoritetet ruse. Vetë presidenti Zelensky pati thënë se banorëve të Mariupolit po iu duhet që të shkrijnë borën për të pirë ujë.