Urimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu:
Vëllezër dhe motra,
sapo po hyjmë në një muaj të veçantë, në muajin e sakrificës dhe mëshirës, muajin e bekuar të Ramazanit.
Populli shqiptar gjithmonë është solidarizuar me njëri-tjetrin, prandaj ta shfytëzojmë edhe këtë muaj që të shtojmë më shumë dashurinë dhe solidaritetin mes nesh.
Lutem që familjeve tona t’i shtohen mirësitë, lumturia dhe begatia.
Urime muajin e Ramazanit, agjërim të lehtë e të pranuar!