• E mërkurë / Jun-25 22:47
  • Kontakt

Hapet HALKBANK në Preshevë

Hapet HALKBANK në Preshevë

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Bankë e re në Preshevë.

Pata kënaqësinë të marrë sot pjesë në hapjen e filialës së bankës “Halkbank” në Preshevë.

Ishte nevojë e kahmotshme hapja e një banke të re në komunën tonë, meqë një kohë të gjatë ka operuar vetëm një bankë.

Hapja e kësaj banke është edhe mundësi shtesë për investitorët nga Republika e Turqisë.

“Halkbank” do të jetë urë lidhëse mes pushtetit lokal të Preshevës dhe partnerëve tanë turq, për relizimin e projekteve të përbashkëta.

Urime!

#Banka #Ekonomia #Turqia #PreshevaEre