Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Rradhën e ka Bushtrani!
Pas planifikimit buxhetor, i cili ka për qëllim investimet infrastrukturore nëpër të gjitha vendbanimet e bashkësitë lokale, nga sot fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës në Bushtran.
Mbi 2 km rrugë, e cila mundëson lëvizjen e njerëzve, mjetece dhe mallërave.
Për Bushtranin, si fshat në të cilin bujqësia dhe blegtoria janë asetet kryesore, kjo rrugë do t’iu lehtësojë bujqëve dhe blegtorëve punën.