Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste kanë nisur rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit në Tiranë, në dy sheshe, janë vendosur 5 panele, teksa ministra, deputetë dhe grupe interesi po diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Pjesë e paneleve të Kongresit të PS-së, është edhe paneli i emërtuar Rajoni, Europa, Siguria, në të cilin janë ftuar udhëheqës politik nga të gjitha vendet e rajonit shqipfolës. Në mesin e tyre është edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.