Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me rastin e vizitës se ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec i cili do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka organizuar Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni ku janë të pranishme rreth 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.
Në fund të takimit të bizneseve do të në shkruhet protokoll bashkëpunimi mes bizneseve të Kosovës dhe Sllovenisë.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në shumë dimensione dhe forcimi i partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmëri ekonomike për Kosovën.
Madje sipas tij, ky bashkëpunim ndikon edhe në përshpejtim të proceseve integruese, por edhe në përmirësimin e imazhit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë vendore.