Londra është bërë gati për promovimin e librit biografik për Thaçin (Foto)

Tashmë gjithçka është bërë gati për promovimin e librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, nga autorët e kësaj biografie...

Tashmë gjithçka është bërë gati për promovimin e librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, nga autorët e kësaj biografie, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Brenda pak orësh pritet që në zemër të Londrës të bëhet promovimi i këtij libri para shumë personaliteteve në Britani të Madhe.

Në këtë promovim pritet të marrin pjesë shumë deputetë të Parlamentit Britanik, dhjetëra ambasadorë të shteteve të ndryshme dhe ish-përfaqësues të shtetit britanik, që kanë kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.