Lajm i mirë, dy vende të rëndësishme të BE-së së shpejti do njohin patentën shqiptare

Gjermania dhe Spanja së shpejti do njohin patentën shqiptare.

Gjermania dhe Spanja së shpejti do njohin patentën shqiptare.  Lajmin e ka bëre të ditur televizioni “Scan”, i cili i referohet burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë, për njohjen e patentave shqiptare. Po të njëjtat burime konfirmojnë se negociatat kanë pak muaj që kanë filluar, ndërkohë që nuk dihet sesa do të jetë kohëzgjatja e tyre.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare, në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.