Muri mbështetës mbrojtës i autostradës, e cila është në ndërtim e sipër, në fund të pjesës jugore të Korridorit 10, pranë qytetit të Predejanës, u rrëzua rreth orës 11, të ditës së sotme, - deklaruan zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Korridori 10.
Tani nuk dihet pse u shemb ky mur, - shtuan ata, sepse "nuk është e vështirë të përcaktohet shkaku".
Vendndodhja e saktë e këtij incidenti është nënpjesa Predejane - Lugina e Caricinës Lot 2, në rrugën që po ndërtohet përgjatë Grykës së Grdelicës. Siç është sqaruar nga Korridoret 10, erdhi deri tek “destabilizimi i një pjese të vogël i mbrojtjes së pjerrtësisë 6”.transmeton rtvaldi.com
Në këto momente nuk mund të përcaktohet shkaku i destabilizimit. Janë në zhvillim e sipër mbledhjet emergjente e të gjithë faktorëve përgjegjës në këtë projekt (Punëkryersi, Organi mbykëqyrës, Investitori, Projektuesi dhe të tjerë), - informojnë nga Serbia Korridoret.
Nga kjo kompani, theksojnë se, sipas vlerësimit të ekspertëve publik, kjo pjesë e Korridorit 10, përgjatë Grykës së Grdelicës, për ndërtimtarët është një sfidë e madhe dhe se është një teren teknikisht shumë i vështirë dhe me shkallë të lartë rrezikshmërie për ndërtim.
Kontraktuesi për këtë veprim është kompania bullgare “Trace”, Kurse mbikëqyrja profesionale bëhet nga konzorciumi Louis Berger dhe Egnatia Odos, - citojnë nga Korridori 10. Ekzekutimi i këtyre punëve financohet nga Banka Evropiane e Investimeve, kurse vlera e kontraktuar e punëve arrin vlerën prej 37.51 milion euro.