Shkolla e mesme në Bujanoc ''Sezai Surroi'' shënoi ditën e shkollës pra 50 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, shënimin e kësaj dite e bëri me një manifestim në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin figura të ndryshme si veteran të arsimit, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit koordinues, mësimdhënës, nxënës e të tjerë.
Manifestimi filloi me korin e shkollës që kishte organizuar profesori i muzikës në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle, për të vazhduar më pas me pjesën tjetër të programit.
Drejtori i shkollës së mesme në Bujanoc z.Zejni Fejzullahu i përshëndeti të pranishmit ku më pas na foli për rëndësin dhe punën e palodhsme deri tek hapja e kësaj shkolle nga njerëzit që kanë kontribuar më së shumti në këtë aspekt dhe gjithashtu fameninderoi që edhe sot e kësaj dite mundi dhe sakrifica për të mirën e rinis tonë nuk mungonë asnjëher.
Në vazhdim fjalën e morri kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, në fjalimin e tij foli për rëndësin e shkollës dhe për obligimin që ndjen ndaj këtij institucioni të dijes.
Fjalët miradije për njerëzit e vullnetit të mirë dhe kontribuesit e kësaj shkolle nuk munguan në asnjë moment ku dhe drejtorti i shkollës së mesme ''Sezai Surroi'' bëri shpërndarjen e disa mirënjohjeve në shenjë rrespekti dhe faleminderimi.
Pë të vazhduar më pas programi i përgaditur nga nxënësit e kësaj shkolle ekskluzivisht për shënimin e 50 vjetorit.