Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me organizatën ''QARG'' për 9 maj në ditën e Evropës shënoi dhe ''Ditën e Komunës'' me një seancë solemne në sallën e kuvendit komunal në Bujanoc.
Në këtë seancë prezent ishin përfaqësues të ndryshëm dhe figura të rëndësishme të vendit dhe më gjërë për të bërë shënimin e kësaj dite.
Pikërishtë në ditën ndërkombëtare të Bashkimit Evropian edhe Bujanoci shënon ditën e Komunës duke pasur synimin e vetëm antarsimin në BE tha kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi.
Kryetari kuvendit komunal në Bujanoc z.Adnan Salihu në prononcimin e dhënë tha se shënimin i ''9 majit'' ditës ndërkombëtare të BE-së dhe Ditës së Komunës të Bujanocit vjen si rezultat i angazhimit më të madhë në afirmimin e Bashkimit Evropian.
Ndërsa vetë prezenca e ndërkombëtarëve në këtë seancë na motivon për ti dhënë përkushtim sa më të madhë dhe fomimin e një partneritet sa më të mirë.
Me përfundimin e kësaj seanca të gjithë të pranimishtë u ftuan për një koktej rasti në objektin e Komunës në Bujanoc.