Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, kërkon që t’i hiqet etiketa Kumanovës si gjenerator incidentesh dhe konfliktesh dhe kërkoi të gjenden orkestruesit e skenarit të 9 majit.
Gjatë një debati të organizuar nga CIVIL, Dimitrievski tha se gjatë luftimeve janë harxhuar më shumë plumba se sa gjatë çlirimit të vendit dhe fitores ndaj fashizmit. Dimitrievski tha se hetimit është dashur të bëhet me ekspertë ndërkombëtarë paralelisht me ato të Maqedonisë. Ai tha se do të luftojë deri në fund të zbardhet rasti që u ndodhi qytetarëve të tij. Ai dyshon se gjithçka është bërë për të defokusuar opinionin nga bombat politike.
MAKSIM DIMITRIEVSKI, KRYETAR I KUMANOVËS
“Në një rast kam thënë se shteti i ka borxh Kumanovës që të jep përgjigje pyetjeve: Kush ishte skenaristi dhe kush regjisori i ngjarjeve të Kumanovës? Nga pozita e kryetarit të Kumanovës, po tentojmë që të krijohet fotografi, që unë vet personalisht por edhe qytetarët ta harrojnë këtë akt sa më shpejtë, por edhe të mësojmë nga ajo që na ka ndodhur në të kaluarën.
Avdi Avdiu, qytetari i cili bëri bujë në internet me mesazhin për politikanët teksa po zhvilloheshin luftimet, që Kumanova të lihet e qetë me bashkëjetesën që e ka ndërtuar, tha se kurrë nuk do ta harrojë tmerrin e asaj dite dhe e gëzon fakti se deklarata e tij ka qenë dritë në gjithë terrint e 9 dhe 10 majit.
Avdi Avdiu, qytetar i Kumanovës
“Nëse nga ky rast nuk nxjerrim mësim, shumë lehtë mund të na përsëritet. Por e keqja e përsëritjes së saj, me ato mendime të këqija dhe të zeza, e skenaristit çdoherë perfeksionohet, ndërsa ne me pamundësinë t’i kundërvihemi vetëm me fjalë dhe me qëndrime, pasojat mund të jenë shumë më të mëdha. Shoqëria duhet të edukohet, të mësohemi të kemi guxim ta luftojmë padrejtësinë dhe të pavërtetën”
Gjatë panelit u lëshua edhe një intervistë e kryetarit të komunës së Kumanovës në të cilën ai u kërkoi dorëheqjë Jankullovsës dhe Gruevskit, dhe në atë moment intervista në ndërpritet. Kjo sipas panelistëve të CIVIL-it ka qenë tentativë për të krijuar edhe terr mediatik në mënyrë që të mos kuptohet terrori dhe inskenimi politik. Dimitrievski tha dy minuta pas intervistës ju kishin lajmëruar dhe e kishin kërcënuar me jetë.