Familja Beqiri jeton në kushte mjaft të vështira në një shtëpi të vjetër që nuk i plotëson kushtet minimale për një jetë normale
Financues i këtij projekti është ''Shoqata e Mërgimtarëve'' nga Degendorfi i Gjermanisë, ku implementues ështe ''Qenda Solidaritet dhe Avancimit''.
Kryefamiljari i kësaj shtëpie z.Qamil Beqiri shprehet falënderues ''Shoqatës së Mërgimtarëve'' nga Degendorfi i Gjermanisë, ''QSA''-së dhe shumë qytetarëve të tjerë që po i ndihmojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie, i cili shpreson në kushte më të mira të jetesës.
Ramadan Dalipi kryetar i ''QSA''-së Preshevë tha se sot kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Beqiri, i cili shprehet edhe falënderues biznesëve lokale dhe qytetarëve të vullnetit të mirë qe po i ndihmojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie.
Ndërtimi i kësaj shtëpie pritet të përfundojë në muajin gushtë.