Kualiteti i ajrit shumë herë ka shënuar të jetë jo i përballueshëm për të dalë jashtë, por edhe nëse dalim duhet të jemi me maskë.
Rreziku që na kanoset nëse dalim pa maskë është tejet i madh, pasi që ne nuk thithim më ajër të pastër, por vetëm kimikatet e dëmshme, njofton Klan Kosova.
Kështu problemet dhe komplikimet janë si paraqitja e asmës, probleme me mushkëritë e shumë sëmundje të tjera që lidhen me organet e frymëmarrjes.
Më të prekur ndaj rrezikut të komplikime me frymëmarrje janë fëmijët dhe të moshuarit, mushkëritë e të cilëve janë më të dobëta.
Simptomat e paraqitjes së rrezikut nga ajri i ndotur janë: kokëdhimbje, irritime në sy e hundë, skuqje rreth syve etj.